Historiku i KLEGEN

Kompania “Klegen” sh.p.k u themelua në vitin 1998, ndërsa fabrika e përpunimit të qumështit “KLEGEN” u ngrit në vitin 2003 si një ndërmarrje e specializuar për prodhimin e produkteve të bylmetit . Ajo funksionon mbi bazën e një teknologjie moderne, bashkohore, nën mbikqyerjen e një personeli të specializuar, ku janë perfshirë inxhinerë,teknolog e punetorë të kualifikuar. Përpunon qumeshtin që grumbullohet në fermat e rajonit të Shkodrës, kryesisht nga zonat e Malesisë së Madhe.

E Veçanta Jonë

Për herë të parë në Shqiperi kjo fabrikë realizoi prodhimin e qumështit UHT, të amballazhuar me shishe plastike speciale me shumë shtresa, i cili kalon në procese teknologjike e termike të sofistikuara gjithmonë pa dëmtuar vlerat ushqyese të produktit, duke siguruar qëndrueshmeri e jetgjatësi të produktit në kushtet e temperaturës së ambientit për një afat 6 – mujor.

Siguria e Produkteve KLEGEN

Produktet “KLEGEN”, janë 100% natyrale, pa përmbajtje konservantesh, të paketuara e ambalazhuara me makineri moderne ,që garantojnë një standart të lartë sigurie, duke ruajtur cilësinë e shijen tradicionale, gjithashtu i nënshtrohen një testimi e kontrolli të vazhdueshëm laboratorik, proces ky që është vlerësuar maksimalisht nga kompania,duke bërë investime në paisje e aparatura bashkëkohore, të teknollogjisë së lartë.

Tregu

Siguria ushqimore,cilësia e lartë,ambalazhimi bashkohore ,shërbimi icilësor, kanë bërë që produktet “KLEGEN” të jëne nga më të kërkuarat në treg, e si rrjedhojë kompania po finalizon investime të rëndësishme për te rritur kapacitetet prodhues e përmiresuar infrastrukturen e shpërndarjes, me qëllimin e vetem për ti shërbyer sa më mirë konsumatorit