Djathi qe perdoret per kete lloj pjate, eshte djathi kackavall i deles KLEGEN i cili skuqet ne nje tigan te vogel derisa te formoje flluska ne siperfaqen e tij dhe shpesh sherbehet me limon dhe piper siper.
- 4 feta djath kackavall Klegen dele
- 4 luge vaj ulliri
- leng limoni te fresket
- miell
- piper
Presim djathin ne feta rreth 2cm, lagim secilen me uje dhe i kalojme ne miell. Ne nje tigan te vogel, nxehim vajin e ullirit ne zjarr mesatar dhe skuqim fetat e djathit nga te dyja anet derisa te marrin nje ngjyre te arte. I servirim te ngrohta me leng limoni te fresket siper dhe me piper sipas deshires.
*Keshille: Nqs deshironi, djathin mund ta kaloni ne veze te rrahur pasi e keni kaluar ne miell. Gjithashtu nqs iu pelqen shija pikante, mund ta kaloni djathin ne miell dhe piper.