Sallata Rozafa, është një sallatë tipike festive dhe tradicionale e zonës së Shkodrës, shijet e së cilës harmonizohen në mënyrë të shkëlqyer me njëra-tjetrën; shija e lakrave të egra, ajo e ëmbël dhe delikate e dardhës dhe së fundi shija e pakrahasueshme e djathit të bardhë Klegen dhe arrave. Gjithçka që ju duhet për një tavolinë të rafinuar dhe elegante!

  • 150gr Rukola ose Lakra të egra
  • 2 dardha
  • 50gr thelpinj arra
  • 100gr djath dele Klegen
  • 50gr djath dhie Klegen
  • 50gr Klegen djath kackavall dele
  • vaj ulliri
  • uthull balsamike
  • kripë

Lajmë Rukolën ose Lakrat e egra dhe i heqim ujin e tepërt.

Qërojmë dardhën dhe e ndajmë në copa jo shumë të mëdha.

Ndajmë në pjesë të vogla thelpinjt e arrave duke lënë disa të plota për zbukurim.

Kjo sallatë mund të pregatitet në një tas të madh apo të ndahet në 4 pjata të vogla.

Tani e vetmja gjë që duhet bërë është t’i përziejmë të gjithë përbërësit së bashku, e rregullojmë sallatën me djathrat Klegen të prerë në kubik, kripë, vaj ulliri dhe uthull balsamike dhe e zbukurojmë me arrat e plota.