Sallata Rozafa, është një sallatë tipike festive dhe tradicionale e zonës së Shkodrës, shijet e së cilës harmonizohen në mënyrë të shkëlqyer me njëra-tjetrën; shija e lakrave të egra, ajo e ëmbël dhe delikate e dardhës dhe së fundi shija e pakrahasueshme e djathit të bardhë Klegen dhe arrave. Gjithçka që ju duhet për një tavolinë të rafinuar dhe elegante!
- 150gr Rukola ose Lakra të egra
- 2 dardha
- 50gr thelpinj arra
- 100gr djath dele Klegen
- 50gr djath dhie Klegen
- 50gr Klegen djath kackavall dele
- vaj ulliri
- uthull balsamike
- kripë
Lajmë Rukolën ose Lakrat e egra dhe i heqim ujin e tepërt.
Qërojmë dardhën dhe e ndajmë në copa jo shumë të mëdha.
Ndajmë në pjesë të vogla thelpinjt e arrave duke lënë disa të plota për zbukurim.
Kjo sallatë mund të pregatitet në një tas të madh apo të ndahet në 4 pjata të vogla.
Tani e vetmja gjë që duhet bërë është t’i përziejmë të gjithë përbërësit së bashku, e rregullojmë sallatën me djathrat Klegen të prerë në kubik, kripë, vaj ulliri dhe uthull balsamike dhe e zbukurojmë me arrat e plota.