- 1 kg miell
- 7 veze
- 1 gote vaj
- 1 gote qumesht 3% Klegen me etiket te kuqe
- pak kripe
- 1 kg arra qe do ti keni copetuar gjalpe Klegen i shkrire per ta hedhur midis petave
Nga 7 vezet , 4 prej tyre do ti perdorni veçse te verdhat , 3 te tjerat ashtu siç jane me gjithe te bardhen.Hidhini te tera lendet siper miellit dhe zijeni brumin.Me pas punojeni mire me dore..Pastaj mbulojeni me nje pecete pakez te lagur per te parandaluar kesisoj tharjen e brumit dhe lijeni ashtu per gjysem ore deri sa te vije brumi. Pastaj ndajeni brumin ne 4 pjese.çdo pjese ndajeni ne 15 copa te vogla te cilat punojini ca me dore dhe sillini ne forme sfere.Duke i lene copat e tjera poshte pecetes se lagur , filloni ti hapni secilat nga sferat ne nje diameter prej 15 cm.Hidhini niseshte gjate hapjes qe te mos ju ngjiten dhe çahen petat .Vazhdoni keshtu dhe me peten e dyte dhe me pas vijeni siper petes se pare pa harruar ti hidhni pakez niseshte perpara.Vazhdoni keshtu deri sa 15 sferat te kene perfunduar.Me pas merini petat qe i keni vene nje mbi nje dhe hapeni kete pete te vetme ne madhesine e tepsise tuaj.Pasi ta heni hapur vijeni mbi tepsi, te cilen sigurisht qe do ta keni lyer me pare me gjalpe.Me pas hidhni siper petes gjalpin e shkrire.Vazhdoni ne te njejten menyre dhe me 15 sferat e dyta.Me pas vijini ne tepsi , shtojini gjalpin dhe pas kesaj hidhini ne menyre te njetrajtshme arrat e copetuara Me pas vazhdoni po njesoj dhe me 15 sferat e grupit te 3-te , vijini ne tepsi hidhini gjalpin dhe po njesoj hapni dhe 15 sferat e grupit te fundit dhe ndiqni te njejtat veprime dhe per to.Ne fund priteni bakllavane dhe vijeni te piqet ne furren e ngrohur me pare ne 110° C.Mbajeni per rreth 6 ore.
Kujdes!!!Pjekja eshte pika me e rendesishme tek bakllavaja , ndaj kujdesuni qe te piqet mire.Nje bakllava e pjekur mire , nuk prishet dhe nese nuk i hidhni sherbet dhe sikur ta leni per gati nje muaj !!!
Per sherbetin : 1,5 kg sheqer , uje sa ta kaloje sheqerin (sa trashesia e gishtit te madh te dores) dhe dy luge leng limoni qe te mos e lejme te sheqeroset. Kjo eshte masa perfekte per te perfituar nje sherbet jo shume te trashe dhe velites dhe aspak te sheqerosur!Si fillim perzijeni sheqerin mire ne uje deri sa kokrrat e tij te shkrihen.Me pas hidhnini dhe 2 luget e lengut te limonit dhe perzijeni dhe pakez.Pastaj lijeni te zihet vete ne zjarr jo shume te larte.
Sapo qe sherbeti te jete gati lereni pak te ftohet dhe hidhjani bakllavase, duhet te rije te pakten 1 dite qe ti hyje sherbeti mire pastaj te serviret.