Kjo sallatë përdoret shpesh si antipastë, por ndonjëherë mund të shërbejë edhe si pjatë e dytë për ata që duan të ruajnë linjat. Eshtë e përbërë nga domate dhe djath dele Klegen,

të prera këto në feta apo në kubik dhë të rregulluar më kripë, vaj ulliri dhe rigon apo borzilok.

  • 4 domate të forta dhe të pjekura
  • 500gr djath dhie I butë KLEGEN
  • 1 luge rigon apo borzilok të thatë
  • vaj ulliri
  • kripë
  • disa gjethe borzilok të fresket

Në fillim, vendosim vajin e ullirit me kripë dhe rigon (apo borzilok) në një enë të vogël duke i lënë te marinohen.

Ndërkohë presim në feta me trashesi rreth 1/2cm domatet e lara e të pastruara dhe të njëjtën gjë bëjmë edhe me djathin e dhisë.

I vendosim në një pjatë të cekët duke i alternuar këto dy përbërës si në figurë. Sipër i hedhim vajin e ullirit me kripë dhe rigon dhe sipas dëshirës edhe disa gjethe të freskëta borziloku për zbukurim.

*Shënim: Nëse doni ta bëni sallaten tuaj akoma më të shijshme, prëgatisni një salce borziloku duke grire në mikser disa gjethe borzilok me vaj ulliri, pak kripë dhe stika pishe.